“Barbie” merr vëmendjen në tapetin e kuq në “BAFTA”

“Barbie” merr vëmendjen në tapetin e kuq në “BAFTA”

Kryefjala shumë prej mediave prestigjioze botërore, si në tapetet e kuqe të mëparshëm ashtu edhe në atë të mbrëmshmin ku u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “BAFTA”, është aktorja e mirënjohur e filmit “Barbie”, Margot Robbie, të cilën “CNN”, “Vogue”, “The Telegraph”, “Variety” e listuan të parën.

Robbie, të dielën në “Royal Festival Hall”, në Londër të Britanisë, kishte zgjedhur të vishte një fustan të punuar në tërësi me sedefe të zeza e ngjyrë rozë, të cilin e kombinoi me një palë doreza të zeza e të gjata, nga brendi i njohur “Armani Prive”, dukje kjo që u vlerësua lartë nga profesionistët e fushës.

Image

Bashkëpunëtorja e Robbies, në filmin “Barbie” ylli me famë botërore, me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka shkëlqyer me një fustan të kuq nga brendi i mirënjohur italian “Valentino”. Si përherë ajo zgjodhi brendin e stolive “Tiffany and Co” për të zbukuruar dukjen.

Image

Me fustan të kuq ishte veshur edhe artistja Fantasia Barrino. Veshjen e saj e kishte punuar brendi “Benchellal”.

Pas Robbies e Lipas të gjithë sytë e botës u drejtuan kah presidenti i çmimeve BAFTA, princi William, i cili nuk u duartrokit fare nga të pranishmit dhe u shfaq pa gruan e tij Kate (pasi ajo po qëndron në shtëpi për t’u rikuperuar pas një operacioni). Ai kishte veshur një kostum me ngjyrë të kaltër të errët. Kostum i ngjashëm me atë që princi e kishte veshur më parë në një ngjarje në vitin 2021 si dhe në premierën e filmit “Top Gun” në vitin 2022.

Image

Yjet që zgjodhën të veshin ngjyrën e vitit, pjeshkë, të shpallur nga Instituti i ngjyrave “Pantone” ishin aktoret Da’Vine Joy Randolph, Eyo Edebiri e Emma Stone. Ndërkohë që ngjyrat që dominuan tapetin e kuq të BAFTAS, ishin e zeza, e kuqja dhe e bardha.

Image

Edibri, kishte zgjedhur të vesh një fustan nga brendi Bottega Veneta. Sikur Lipa, edhe Edibri e zbukuroi veshjen me stoli nga brendi “Tiffany and Co”.

Një tjetër yll që shkëlqeu me një fustan ngjyrë hiri me rrudha e pala nga brendi gjigant “Dior”, ishte aktorja Rosamund Pike.

Aktorja britanike Emily Blunt kishte veshur një fustan të punuar në tërësi me gurë e perla nga brendi Elie Saab.

Aktorja e mirënjohur Cate Blanchet, veshja e të cilës diskutohet gjatë, e vlerësohet lartë gati në çdo ngjarje që është prezente, këtë herë veshi një fustan nga brendi “Louis Vuitton”, me ngjyrën që po dominonte tapetet e kuqe të sivjetme, vishnje.

Image

Aktorja e mirënjohur për rolin e saj në projektin filmik “Emily in Paris”, Lily Collins, kishte zgjedhur një fustan të zi të zbukuruar me rozeta metalike në pjesën e përparme,dhe po ashtu në mëngë, me rozeta nga materiali i bardhë.

Image

“Keni” më i përfolur i të gjitha tapeteve, Ryan Gossling, kishte zgjedhur një kostum të bardhë, të cilin e karakterizonte një vijë e hollë ngjyrë vishnje, nga brendi “Gucci”.

Image

Një tjetër burrë që u përfol e u vlerësua për dukjen e tij ishte edhe aktori Bradly Cooper, i cili kishte zgjedhur një kostum të zi, me një sako të gjatë, e vila karakterizohej nga pullat e bardha.

Image

Me kostum krejtësisht të zi u shfaq edhe aktori Cillian Murpphy.

Image

Me veshje krejtësisht të zezë që i përngjante pak formës së pelerinës së kësulës së kuqe, në tepih të kuq parakaloi supermodelja Naomi Campbell. Veshjen e sajë e kishte punuar brendi gjigant “Chanel”.

LEXO EDHE:

Back to top button