Alkaloid shkruan historinë, prezanton ilaçin e ri të lëngshëm Omeprazol

Alkaloid shkruan historinë, prezanton ilaçin e ri të lëngshëm Omeprazol

Kompania farmaceutike “Alkaloid” ka prezantuar ilaçin e ri të lëngshëm Omeprazol. Bëhet fjalë për prodhimin e patentuar me vlerë të shtuar të Alkaloid, kryesisht për trajtimin e ezofagitit refluks dhe sëmundjes së refluksit gastroezofageal (GERD) te fëmijët e vegjël që nuk mund të gëlltisin tableta, si dhe te pacientët e rritur që kanë vështirësi në gëlltitje dhe paaftësi për të gëlltitur apo pacientët me tuba të ushqyerjes gastrike ose pacientë geriatrikë. Këto sëmundje janë nga më të shpeshtat në gastroenterohepatologji, dhe manifestohen me kthimin e acidit gastrik në ezofag, i cili shkakton shqetësime dhe komplikime të mundshme afatgjata. Inovacioni i këtij produktit Omeprazol “Alkaloid” bazohet në dy solucione të veçanta që gjenden në paketim, të cilat me hapjen i përzien automatikisht të dy tretësirat dhe kështu fitohet Omeprazol i lëngshëm i gatshëm për përdorim. Produkti ka një shije të këndshme të limonit dhe mentolit dhe nuk përmban sheqer, sorbitol dhe ngjyra. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button