Procedura e shpejtë ‘mbledh’ kaosin për pajisje me pasaporta

Procedura e shpejtë ‘mbledh’ kaosin për pajisje me pasaporta

Gazetar: Avni Tahiri

Rrëmuja e pritjeve për pasaporta është transferuar tek sportelet për pajisjen me procedurë të shpejtë, shkruan Alsat.

Qytetarët janë të detyruar të paguajnë më shtrenjtë, ndërsa thonë se është e mënyra e vetme që pasaportat t’i marrin në kohë pasi me procedurë të rregullt pritja zgjatë deri në dy muaj. Ndërkohë edhe më tej mbetet pa zgjidhje problemi i linjës jofunksionale telefonike për të caktuar termin.

“Vij nga Gjermania dhe para se të vij këtu telefonova dhe caktova termin për pasaportë dhe pyeta që mos kem problem pasi atje punoj, më thanë nuk ka problem eja, erdha të mërkurën dhe ua thash të njëjtën se jam me termin, bileta e udhëtimit më ra poshtë, më thanë eja të premten, erdha përsëri deri në ora 6:00 mbeta këtu më thanë të ankohem në oden 43, ata deri në 16:00 punojnë, të shtunën erdha përsëri më thuan pasaporta jote tani po bëhet. Tani u deshtë të jem në gjermani, bileta më ra poshtë”, tha një qytetar.

“Për pasaportë. Kur i presin ditët e fundit dhe për një dokument të tillë që të jepet për qytetarët kjo është e turpshme. Veç më dy javë tentoj të thirri në telefon, më dhanë një numër dhe një vajzë më tha nëse ke fat do të përgjigjet dikush dhe provoj por askush nuk përgjigjet, dhe thash në mënyrë të përshpejtuar sepse jetoj në Gjermani dhe erdha mysafir dhe për pasaportë”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Për sa kohë u thanë që do ta merrni? Nuk pyetem që të mos dëshpërohemi. U duhet për shpejtë? Jo, për verë do na duhet dhe shpresojmë që do të jenë gati deri atëherë”, theksoi një qytetar.

Nga ana tjetër për kohën e marrjes së dokumentit për dy pikat atë te RTVM dhe Prolet prej sot dërgohen sms porosi nga MPB me njoftimin se dokumenti është gati.

“Për të marrë pasaportë? Po. Pas tre muajve. Për ta marrë? Po. Përse jeni këtu sot? Që ta marr pasaportën. Dhe u thanë se e keni gati? Po, me erdhi një porosi”, u shpreh një qytetar.

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski tha se kanë arritur 20 mijë ekzemplarë. Ai bëri thirrje për ndryshime ligjore për pasaportat.

“Do të doja të përsëris zgjidhjen e problemit të vuajtjeve të qytetarëve dhe ajo zgjidhe është, 61 deputet të meritojnë pagën që e marrin nga qytetaret dhe të shtypin pullën dhe siç e ndryshuan ligjin për siguri në qarkullim ashtu të  ndryshojnë edhe për pasaportat dhe ta zgjidhin problemin, është e turpshme që Maqedonia t’i burgos qytetaret në territorin ku jemi dhe të njëjtët të mund të lëvizin lirshëm me pasaporta me emrin e vjetër, ndërsa nëse tentojnë të dalin jashtë ne nuk i lëshojmë sepse ligji është i tillë ndërsa të njëjtët mund të lëvizin në Gjermani, Zvicër, Shqipëri, Kosovë etj”, tha Toshkovski.

Nga 5 korriku i vitit 2021 deri më 14 shkurt të këtij viti, 1.324.942 qytetarë kanë marrë pasaportë me emrin e ri të shtetit.  / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button