Begaj takon sekretarin e Stoltenbergun: Prezenca e NATO-s në Kosovë, e rëndësishme

Begaj takon sekretarin e Stoltenbergun: Prezenca e NATO-s në Kosovë, e rëndësishme

Presidenti shqiptar Bajram Begaj, takoi shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg në selinë e aleancës. Begaj tha se NATO ka demonstruar kohezion, solidaritet, unitet dhe forcë reaguese për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se prezenca e aleancës në Kosovë ka rezultuar e suksesshme. Ai theksoi se e mbështesin rrugën e dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Kreu i shteti shqiptar u shpreh se siguria në Kosovë dhe Shqipëri është siguri për Evropën, por edhe për vetë NATO-n. Ai tha se Shqipëria është në krah të Kosovës dhe se do t’i mbështesë përpjekjet e saj për t’u bërë pjesë e anëtarësimeve në organizatat rajonale si dhe ato ndërkombëtare.

“Prania e NATO-s në Kosovë ka rezultuar të jetë e rëndësishme prej shumë vitesh. Personat e KFOR bëjnë mbështetjen e përpjekjeve diplomatike në BE dhe ne vlerësojmë gjithashtu diskutimet e organizuar së fundmi të BE për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. NATO do vijojë të lehtësojë dialogun, sepse besojmë se kjo është rruga e vetme drejt zgjidhjes dhe stabilitetit në Kosovë. Palët duhet të dëshmojnë kompromis për një zgjidhje përfundimtare. NATO është e pranishme në Kosovë, dhe ne marrim seriozisht dhe e mbështesim fort dialogun”, deklaroi Jens Stoltenberg, Sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

“NATO është prezent në Ballkan. Siguria në rajon, siguria në Shqipëri dhe Kosovë, është siguri për Europën dhe siguri për NATO. Kosova është prej 15 vjetësh shtet i pavarur dhe po punon çdo ditë për të ndërtuar një vizon të qartë euro-atlantik. Shqipëria mbështet Kosovën në rrugëtimin e saj në proceset e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare apo rajonale, një ndër to është edhe NATO”, u shpreh Bajram Begaj, President i Shqipërisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button