Bërnabiq: Kurti nuk e do Serbinë e fortë, kjo është arsyeja që nuk e lejoi referendumin

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e do Serbinë e fortë dhe kjo është arsyeja pse nuk e lejoi referendumin.

Bërnabiq tha se Kurtit nuk mund t’i bëjnë asjgë as vendet e Quint’it.

“Kurti nuk e do Serbinë e fortë, kjo është arsyeja pse nuk e lejoi referendumin”, është shprehur Bërnabiq, raporton Rs.n1info.com

“Vendet e Quintit kanë treguar se nuk mund t’i bëjnë asgjë Kurtit, ose nuk duan sepse vetë thanë se e bënë maksimumin, por nuk mundën të bëjnë asgjë”, ka thënë Bërnabiq.

E meqë Kosova nuk lejoi të mbahet referendumi në territorin e Kosovës, serbët e Kosovës kanë mundësi të votojnë në Kushumli, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranje.

Referendumi në Serbi mbahet që të bëhen ndryshime kushtetuese, në mënyrë që t’i krijohet më shumë pushtet degës së Gjyqësorit në emërime dhe shkarkime.

Ambasadorët e Quint’it në Kosovë bënë thirrje që të lejohet që ky referendum të mbahet në Kosovë, por kjo gjë u kundërshtua kategorikisht nga forcat e mëdha politike në vend.

Madje, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi.

LEXO EDHE:

Back to top button