Besimtarët e krishterë kremtojnë sot Krishtlindjet!

Besimtarët e krishterë, ata ortodoksë në Shqipëri dhe katolikë në Kosovë dhe Shqipëri, kremtojnë sot Krishtlindjen, një prej datave më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar.

Mesha e Krishtlindjes në Tiranë për shkak të masave të reja të pandemisë u mbajt në orën 18:00 në Katedralen e Shën Palit dhe 18:30 në Dioqezat e tjera, kështu qytetarët do të kenë mundësi që të kthehen në shtëpi para orës së re policore 20:30.

Mesha e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit në Tiranë është drejtuar nga imzot Frendo. Ky i fundit tha se festës së Krishtlindjes nuk i shuhet shkëlqimi, edhe pse jemi në kohë pandemie.

Imzot George Frendo ka treguar edhe historinë e një 78-vjeçari, të prekur me COVID i cili fliste me shumë dashuri për familjen. Pas kësaj historie Imzot Frendo u shpreh: “Krishtlindja është festa e familjes”.

LEXO EDHE:

Back to top button