Phatooni publikon “Loca”, më në fund u publikua projekti më i ri i artistit nga Tetova

Faton Islami, apo siç njihet ndryshe me emrin artistik Phatooni para pak minutash në kanalin e tij në youtube ka publikuar këngën “Loca”. Ky është një tjetër projekt i tij pas shumë parodive që ka realizuar. Teksti është i shkruar nga vetë ai ndërkaq ka bashkëpunuar për realizimin e këngës me Don Gimma

Ai u bë i njohur për publikun me parodinë e këngës “Bon bon” të cilën e titulloi “Llom llom”. Pas saj publikoi edhe parodinë e këngës “Dashni” të Majkut e për fund bëri edhe një parodi të këngës së reperit 6IX9INE të titulluar “GOOBA” që u pëlqye dhe u dëgjua shumë nga publiku.

Para disa muajsh ai dhe Agon Gashi sollën edhe projektin “24Bars”, që arriti mijëra klikime në Youtube.

Phatooni së fundmi qëndron edhe si artist i verifikuar në platformën Spotify.

LEXO EDHE:

Back to top button