Biznesmenët kërkojnë formimin e shpejtë të qeverisë


Formimi i Qeverisë së re duhet të jetë sa më shpejtë të jetë e mundur, sepse biznesi në vend është në gjendje të brishtë, apelojnë nga Organizata e Punëdhënësve. Nëse nuk ka qeveri të re, biznesi do të ketë pasoja të mëdha dhe periudha e rimëkëmbjes do të jetë shumë e gjatë.

Jemi në një situatë të vështirë, të paparashikueshme ku pasojat e krizës nga KOVID 19 janë të dukshme, por është edhe më e frikshme që e ardhmja është e pasigurt. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një qeveri politike normale që do të ketë deputetë të mjaftueshëm, me kapacitet të plotë për të hartuar ligje”-tha Angell Dimitrov – Organizata e Punëdhënësve.

Sipas Dimitrovit, komuniteti i biznesit mbeti pa asnjë ndihmë muajin e kaluar, ndërsa kriza ende vazhdon. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme që Qeveria e re të reagojë shpejt dhe të miratojë një sërë masash.

Patjetër duhet të miratohet pako e re me masa ekonomike sepse pakoja e fundit mbaroi në qershor, për muajin korrik kompanitë nuk kanë mbështetje, pasojat edhe më tej shihen, çerdhet nuk janë hapur, shumë njerëz edhe më tej qëndrojnë në shtëpi me sëmundje kronike”-pohoi Angell Dimitrov- Organizata e Punëdhënësve.

Nga Ministria e Financave pohojnë se para në buxhet ka për miratimin e masave të reja dhe nuk do të ketë nevojë për huamarrje shtesë.

Ministria e Financave:

“Janë siguruar fonde likuiduese që buxheti të realizohet sipas planit deri në fund të vitit që rregullisht të paguhen pagat, pensionet, ndihmat sociale si dhe fondet për masat kundër krizës për t’i ndihmuar kompanitë. Është siguruar edhe një BAFER (mjete për siguri) për një valë të dytë eventuale apo për servisimin e pagesave që arrijnë për vitin 2021”.

Për tejkalimin e krizës ekonomike, e shkaktuar nga Kovid-19, deri më tani u miratuan tre pako masash ekonomike, për çka vendi mori borxh prej 336 milionë eurosh te fondet ndërkombëtare monetare kurse u lëshua edhe eurobondi më i lartë deri më tani në vlerë prej 700 milionë euro, që duhet të kthehet për 6 vite.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button