Blinken telefonon Kurtin e Vuçiçin, diskutohet njohja e Kosovës

Blinken telefonon Kurtin e Vuçiçin, diskutohet njohja e Kosovës

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë së cilës theksoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

Në njoftim të zyrës së kryeministrisë në Kosovë, thuhet se Blinken dhe Kurti kanë diskutuar për nevojën e “intensifikimit të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në qendër të saj”.

Në një prononcim lidhur me bisedën, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se Blinken kishte theksuar nevojën e “angazhimit të vazhdueshëm të të dyja vendeve për integrimet evropiane arritjen e paqes në rajon”.

Sakaq, me presidentin Vuçiç është diskutuar për lidhjen e Serbisë me Federatën Ruse dhe diversifikimin e burimeve të energjisë në këtë shtet. Serbia mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

LEXO EDHE:

Back to top button