Cher do të performojë në ngjarjen e famshme të modës

Cher do të performojë në ngjarjen e famshme të modës

Këngëtarja e mirënjohur, me prejardhje armene, Cher, në muajin tetor, do të performojë në ngjarjen e famshme të modës të veshjeve të brendshme, Victoria’s Secret.

78-vjeçarja, pritet të jetë performuese në shouin e parë të markës për veshje të brendshme, i cili nuk bëri shfaqje për katër vite me radhë.

“Është botë e grave, pra dihet se nuk mund të bëhet një shfaqje mode, pa vet nënën e modës, Cher! Jemi tejet të gëzuar të bëjmë zyrtarisht të ditur se ajo do të performojë në shouin Victoria’s Secret 2024. Por nuk do të jetë vetëm… qëndroni me ne sepse do të bëjmë edhe të tjera lajmërime për të bërë një shfaqje të mbushur me prezencë të grave”, thuhet në deklaratën që marka ka bërë në llogarinë zyrtarë në rrjetin social Instagram.

Ngjarja do të mbahet në Brooklyn të New Yorkut, më 15 tetor, ku do të shfaqen fytyra të njohura të modës, si modelet Gigi Hadid, Tyra Banks e Paloma Elsesser.

Në shfaqjet e mëparshme të Vicotria’s Secret, morën pjesë emra të njohur, si shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, Taylor Swift, Ed Sheeran e The Weeknd.

Ngjarja ishte anuluar në vitin 2019 për shkak të vlerësimeve të dobëta televizive dhe kritikave për konceptin, por më herët gjatë këtij viti, Victoria’s Secret pati bërë të ditur se po planifikon ta ristrukturojë shouin, duke sugjeruar se stafi ka bërë përmirësime duke u bazuar në komentet e publikut.

“I kemi lexuar komentet dhe ju kemi dëgjuar. Shou i Victoria’s Secret po rikthehet dhe po reflektojmë në atë që jemi sot, plus të gjitha që tashmë i dini e i doni, glamurin, pistën, këngëtarët e më shumë! Do të bëhet edhe më ikonike”, shkruhej ne deklaratën që bëri marka përmes Instagramit në muajin maj.

LEXO EDHE:

Back to top button