Chrissy Teigen shfaqet për herë të parë në publik pas humbjes së fëmijës

Chrissy Teigen është shfaqur për herë të parë në publik që nga momenti kur humbi fëmijën e tretë që po priste. Modelja së bashku me 2 fëmijët e saj, ju bashkua John Legend në skenë gjatë fushatës së zëvendës presidentes, Kamala Harris, në Filadelfia.

Pasi Legend përfundoi performancën e tij “Wake Up Everybody” ai falënderoi audiencën dhe ftoi familjen e tij në skenë.

“Mund të vini në skenë, zemër? Dua të shikoni që gruaja ime është këtu. Vajza ime Luna është këtu. Djali im Miles është këtu. Ne po ju mësojmë fëmijëve tanë që tani se si të përfshihen në demokraci”, u shpreh John.

Chrissy u ngjit në skenë veshur me një pallto të bardhë dhe një fund në të njëjtën ngjyrë dhe sigurisht me një maskë në fytyrë. Ajo i dhuroi Legend një puthje dhe një përqafim, përpara së të përshëndeste turmën.

Gjatë kohës që ajo po qëndronte në skenë, John tha se dëshironte të këndonte një këngë që ja ka dedikuar Chrissy disa kohë më parë.

“E kam shkruar këtë këngë si një dedikim për marrëdhënien tonë dhe faktin se dashuria mund të na bëjë të kalojmë çdo periudhë të vështirë. Ne e dimë se i gjithë kombi po kalon kohë të vështira. Kjo këngë quhet ‘Never Break’”, tha artisti.

John dhe Chrissy kanë bërë të dy tatuazh në nder të fëmijës që prisnin të vinte në jetë dhe që do e quanin, Jack.

LEXO EDHE:

Back to top button