“Nuk dua të shtirem për lumturinë time”, J Balvin rrëfehet për betejën me depresionin

J Balvin është treguar gjithmonë shumë i sinqertë në rrjete sociale në lidhje me ngjarjet në jetën e tij. Së fundmi këngëtari latin ka treguar se ka filluar të ketë sërish probleme me ankthin dhe depresionin dhe me këtë rast ka ndarë një mesazh të vlefshëm me fansat e tij.

“Si çdo njeri, kam kaluar disa sfida. Këtë herë është ankthi dhe depresioni. Nuk më pëlqen që të aktrojë apo të shtirem për lumturinë time apo të pretendojë se çdo gjë është perfekte. Unë jam si çdo njeri tjetër. Jam i dobët… me shumë mundësi më shumë se të gjithë ju”, është shprehur J Balvin.

Por pavarësisht ankthit dhe depresionit, këngëtari latin tha se shpreson që stuhia të kalojë.

“Do të rikthehem për të bërë shaka me të gjithë ju. Nuk jam këtu për të aktruar, por për të qenë i vërtetë dhe të ndajë me ju ndjenjat e mia të momentit”, është shprehur Balvin.

Përpara se të këndonte, J Balvin ndau dhe një mesazh me ndjekësit e tij: “Ju dua të gjithëve”. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që këngëtari latin flet për problemet e tij me shëndetin mendor.

Gjatë turneut të tij “Arcoiris Tour” në vitin 2019-të, J Balvin diskutoi hapur për ankthin dhe depresionin. Ndërkohë në muajin gusht, ai tregoi se ishte prekur nga koronavirusi dhe se kishte humbur shpresat për të jetuar.

“A e dini se unë jam një qenie njerëzore me të njëjtat gabime, frikë, dëshira dhe presione si ju? Kjo foto është bërë nga një prej mjekëve që ishte me mua kur isha me Covid-19, Carlos dhe Sergio. Ata janë kujdesur për mua profesionalisht. E mbaj mend këtë foto sepse në atë moment unë i kisha të gjitha simptomat dhe humba shpresën, aq sa ata menduan të më shtronin në spital. Kam vuajtur nga ankthi dhe si rezultat i kësaj ngjarje, ajo u bë edhe më e fuqishme, por unë pranoj dhe ballafaqohem me aspektet që prekin trupin dhe mendjen time. Ndiej në shpirtin tim ata që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë situatë të vështirë pandemike, për më tepër, sepse e di që familjet preken jo vetëm emocionalisht, por edhe ekonomikisht dhe profesionalisht. Sot thjesht dua të jem një zë shprese, kjo do të kalojë! Kujdesuni për veten dhe anëtarët e familjes tuaj. Ju dua”, shkroi J Balvin pasi dha lajmin në rrjete sociale.

 

View this post on Instagram

 

¿Sabían que soy un ser humano con los mismos errores, miedos, anhelos y presiones, como ustedes? Esta foto la tomó uno de los médicos quienes estuvieron conmigo en el proceso del Covid 19, Carlos y Sergio. Ellos son quienes cuidaron profesionalmente de mí, son familia. Recuerdo esta foto porque en ese preciso momento, tenía todos los síntomas y perdí la esperanza, al nivel de que pensaron en hospitalizarme. He padecido la ansiedad y a raíz de este evento se potencializó, pero acepto y enfrento los aspectos que afectan mi cuerpo y mi mente y, reconozco que soy vulnerable y MUY frágil, ante esta y miles de situaciones más. Siento en el alma a quienes han perdido sus familiares en esta difícil situación de pandemia, además, porque sé que no solo las familias están afectadas de salud y anímicamente, sino económicamente y laboralmente. Hoy solo quiero ser una voz de esperanza, ¡esto pasará! Cuiden de ustedes y de sus familiares, de esa manera, cuidamos de todos. Los amo Jose

A post shared by J Balvin (@jbalvin) on

LEXO EDHE:

Back to top button