Clara Chia për një kohë të shkurtë e arriti atë që Shakira nuk e kishte bërë gjatë lidhjes 12 vjeçare me Pique

Clara Chia për një kohë të shkurtë e arriti atë që Shakira nuk e kishte bërë gjatë lidhjes 12 vjeçare me Pique

Ndarja e Gerard Pique me Shakira dhe lidhja e re e futbollistit me Clara Chia, është shndërruar në një telenovelë të kësaj vere.

Partnerja aktuale e spanjollit thuhet të ketë arritur për një kohë të shkurtë diçka që këngëtarja nuk e kishte arritur në 12 vitet e lidhjes së tyre.

Sipas ‘Ya es mediodia’, 23-vjeçarja ka hyrë në rrethet e ngushta të qendërmbrojtësit, gjë që Shakira nuk e kishte bërë kurrë.

Sipas emisionit Telecinco, 45-vjeçarja asnjëherë nuk kishte pasur marrëdhënie të mira me familjen dhe miqtë e Pique.

Karakteri më i qetë i Chias besohet të ketë qenë vendimtar në krijimin e raporteve të mira me personat e afërt të të dashurit të saj.
Burimet thonë se Shakira e kishte pasur nofkën “Shefja” për shkak të karakterit të saj të keq në raport me miqtë e ish-bashkëshortit. Për më shumë, ajo asnjëherë nuk ishte përzier me miqtë e vjetër të ish-burrit e as me gratë e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button