Covid-19, ri-infektimet kontribuan në valën e III-të

116 persona të cilët e kishin kaluar një herë koronavirusin, janë riinfektuar sërish. Dy nga personat që ishin ri-infektuar kanë ndërruar jetë. Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karxhovski tha se papërgjegjësia e qytetarëve që kanë hequr barrën për vete dhe nuk janë kujdesur më me masat mbrojtëse, janë bërë bartës të llojit britanik të virusit i cili është 70 herë më lehtë transmetues. Karaxhovski nuk e komentoi faktin nëse testet PCR kanë treguar rezultate të rrejshme herën e parë, por thotë se imuniteti nuk është i përjetshëm.

Nuk mund t`i themi askujt që infeksioni që ka kaluar para një periudhe të caktuar nuk mund të sjell ri-infeksion me variant të ri. Me vetë faktin që ka më shumë se 4000 mutacione të virusit, çdo sëmundje nuk është e njëjtë, kështu që edhe sëmundja tek një numër i caktuar të popullatës sonë, tek këta 116 persona mund të vijë nga një variant tjetër”-tha Zharko Karaxhovski, kryetar i KSI.

Përveç imunitetit natyrorë, të pa mbrojtur janë edhe ata që kanë marrë një dozë vaksine anti kovid.

Me fjalë të tjera, në periudhë prej 7-8 javësh varësisht nga sistemi imunologjik i organizmit çdonjëri që ka marr një dozë mund të infektohet me virus. Për shkak se në atë periudhë mund të qarkulloj variant tjetër që nuk ka qenë i pranishëm në kohën e vaksinimit të parë. Populli mos të gënjehet se ka marr një dozë e nuk mund të infektohem, absolutisht nuk është e saktë, patjetër të mbrohen në periudhën ndërmjet dozës së parë dhe të dytë dhe pas saj duhet të ketë së paku 3 javë kujdes shumë të shtuar”-pohoi Zharko Karaxhovski, kryetar i KSI.

Një studim i ri nga Kina tregon se nivelet e një antitrupi, të gjetur tek pacientët me COVID-19, bien në mënyrë dramatike dy-tre muaj pas infektimit. Studiuesit thonë se këto gjetje ngrenë pyetje për jetëgjatësinë e imunitetit të mundshëm kundër virusit korona. Studimi, i publikuar gjatë valës së parë të pandemisë në revistën Nature Medicine, mbështet argumentet e atyre që thonë se distanca fizike dhe kufizimet e tjera për shëndetin publik duhet të zgjaten. Të dhënat e studimit sugjerojnë se “asimptomatikë kanë një reagim më të dobët imunitar” ndaj infektimit me koronavirus dhe se zvogëlimi i “niveleve të antitrupave në fazën e hershme të rikuperimit mund të ketë pasoja për strategjinë e imunitetit dhe anketimet serologjike”.

 

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button