Daçiç: Kush kërkon sanksione, është kundër Serbisë
Ndërkohë kreu i Kuvendit serb Ivica Daçiq ka thënë se Serbia duhet të ndjek interesin e saj dhe kushdo që insiston për sanksione është kundër Serbisë. Ai njoftoi se sot i shpall zgjedhjet presidenciale dhe vlerësoi që ngjarjet në Ukrainë dhe rreth saj kanë kushtëzuar që fushata zgjedhore në Serbi të jetë më pak intensive sesa do të ishte normale një muaj para zgjedhjeve, shkruan Alsat.
“Serbia nuk duhet të ndjekë një politikë në përputhje me interesat e Perëndimit dhe Lindjes, por në përputhje me interesat e veta, dhe ai që dëshiron që ne të vendosim sanksione ndaj Rusisë nuk është kundër Rusisë, por kundër Serbisë. Jemi në një situatë ku pritet të pozicionohemi me dikë, secili niset nga interesat e veta, është logjike që Serbia të fillojë nga të vetat dhe ne nuk kemi asnjë interes të bëjmë politikë në përputhje me pritjet e e Lindjes dhe Perëndimit, por me interesat tona”, tha Ivica Daçiç, Kryetar i Parlamentit të Serbisë. /Alsat.mk








