Dalin rezultatet e pacientit të dytë të dyshuar për linë e majmunëve

Dalin rezultatet e pacientit të dytë të dyshuar për linë e majmunëve

Gazetar: Adnan Qaili

Testimi për pacientin e dytë të dyshimtë me Linë e Majmunëve, rezultoi negativ, informojnë nga Klinika Infektive në Shkup.

Pacienti me simptoma të shenjave në lëkurë dhe ethe ishte emigrant nga Siria, i cili u gjet në aksidentin e trafikut që ndodhi dje pasdite në autostradën Gjevgjeli-Demir Kapija.

Por, akoma nuk ka rezultate nga pacienti parë nga Kërçova me simptoma të ngjashme të Lisë së majmunëve.

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë për Alsat, se pacienti 43 vjeç është lokalizuar dhe me vendimin e tij të pavarur është vetë-izoluar në shtëpi deri në tejkalimin e simptomeve.

LEXO EDHE:

Back to top button