Ne emisionin “ Pasqyra e Shëndetiti” në Alsat, Rezart Dalipi, specialist ortoped subspecialist traumotolog, tha se tumori që më së shpeshti e hasim të popullata është metastaza e eshtrave, pasi këto janë tumore që paraqiten prej tumoreve primare.
“Tumori më i shpeshtë që e hasim te popullata është metastaza e eshtrave, për shkak se këto janë tumore që paraqiten prej tumoreve primare, qofshin ato primare të gjirit, sidomos te gjinia femërore, tumore të prostatës, tumore te mushkërive, tumore të gjendres tiroide apo të sistemit gastrointestinal. Pra, këto janë tumore metastaza që paraqiten më së shpeshti te pacientët, por nuk duhet të themi se nuk janë të shpeshta edhe tumore të malinjes, sidomos osteosarkomet apo juinsarkomet. Janës edhe tumoret benigne por jo edhe aq të shpeshta”, tha Dalipi.
Ai gjithashtu shton se ende nuk është e vërtetuar se prej çfarë mundë të vijnë tumoret, por, që ekzistojnë teori të ndryshme se pse munden të paraqiten tumoret.
Etiologjia e tumoreve ende nuk është vërtetuar se prej çfarë mundet të jetë, ekzistojnë teori të ndryshme se pse munden të paraqiten tumoret. Atë që e ka vërtetuar shkenca është se tumoret paraqiten si pasojë e ndryshimeve në nivelin qelizorë të eshtrave, edhe atë ne kemi ndryshime të eshtrave në gjenetikë, që kemi mutacion të këtyre qelizave, sidomos në acido-dezeksonukleir, dhe aty ndodhin ato ndryshime dhe vjen deri te paraqitja e tumoreve, pra si pasojë e mutacionit të gjeneve, po ashtu ndodh edhe te ata pacient me tumore primare që pranojnë atë radioterapinë në moshë të hershme dhe mundë të vijnë deri te paraqitja e tumoreve të eshtrave”, tha Rezart Dalipi. /Alsat.mk








