David Guetta telefonon në mes të skenës së festivalit Bebe Rexhën, për t’i treguar se i gjithë publiku po këndon këngën e saj të re

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar këto ditë këngën e saj më të re me titull “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.

Bashkëpunimi është një remiks i këngës së famshme “Da Da Blue” të grupit Eiffel 65, të cilën ata fillimisht e publikuan si demo në TikTok, por më pas presioni i fansave për ta publikuar versionin e plotë – bëri që dyshja të përvjelin mëngët.

Dhe tani versioni i plotë është publikuar prej dy ditësh dhe kënga ka arritur menjëherë sukses mbarë botëror, duke u renditur e treta në nivel global në iTunes.

DJ me famë botërore, David Guetta, së fundmi në një nga paraqitjet në festivalin “Creamfields”, ka lëshuar për mijëra pjesëmarrës këngën “I’m good (Blue)”.

Me të parë entuziazmin e publikut dhe faktin se të gjithë e dinin përmendësh këngën e sapo publikuar, ai vendosi që ta telefonojë direkt artisten shqiptare, duke i dërguar një video nga skena.

“Unë sapo telefonova Bebe Rexhën, unë dua që ajo ta shohë këtë me ju, këndojeni edhe një herë”, tha mes të tjerash David.

Dhe në momentin që muzika ndalonte, publiku të gjithë njëherësh vazhdonin të këndonin tekstin e këngës e cila është shndërruar në hit.

Edhe artistja me origjinë shqiptare me të parë këtë atmosferë, e ka shpërndarë në InstaStory videon në fjalë, duke iu gëzuar suksesit të këngës.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

LEXO EDHE:

Back to top button