(Video) Debat i ashpër në Kuvend

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut po zhvillohet një debat i ashpër. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka akuzuar deputetët për mosprezencë në sallën e Kuvendit, duke theksuar se janë paraqitur 101 deputetë të cilët do të kërkojnë kompensim për harxhime të rrugës por se nuk e shohin të arsyeshme të marrin pjesë në seancën e Kuvendit.

“Nuk e di pse duhet të vi te ju (Talatit) në koordinim kur nuk zbatohet ajo për të cilën marrim pjesë në koordinim. Ne do ta lëshojmë seancën e 32 dhe do të presim pas dere. Përfundojeni këtë seancë dhe kur të filloni seancën 36 ku janë ligjet e pakos së pestë ekonomike do të futemi në sallë dhe do të votojmë”, u shpreh Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

“Vendose që seanca të vazhdojë sot sepse sipas listës së pjesëtarëve në seancë sot janë nënshkruar se janë të pranishëm 101 deputetë. Ashtu si ikin dhe si e lëshuan seancën do të kërkojnë kompensim për harxhime rruge dhe qytetarët do të vendosin a kanë ardhur për në seancë a kanë ardhur për harxhime rruge”, tha Xhaferi.

Xhaferi lexoi emrat e të gjithë deputetëve që janë nënshkruar si prezent në sallë dhe që nuk ishin në sallë për momentin.

LEXO EDHE:

Back to top button