Deputetët me skafandër, Mizrahi: Fiasko politike në luftën e egove

Deputetja nga opozita VMRO DPMNE, Rashella Mizrahi, në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat vlerësoi se prania e deputetëve që vuajnë nga Covid në Parlament devalvon besimin e qytetarëve në institucione. Sipas Mizrahit, prania e atyre njerëzve nuk ishte aspak e nevojshme sepse kuorumi për seancën në të cilin u miratua pakoja e pestë e masave ekonomike, ishte paralajmëruar tashmë nga koalicioni Aleancë- Alternativë.

Përkundër fiaskos dhe sjelljes së njerëzve që janë të sëmurë me Covid në Parlament, me skafandër fundja kishim 70 vota “Për”, për seancën e 32-të dhe 111 deputetë votuan në seancën e 36-të. Fiasko politike absolutisht e panevojshme që çoi në mosbesim të qytetarëve ndaj institucioneve. Në gjendje krize, në pandemi,” tha Mizrahi.

LEXO EDHE:

Back to top button