William po ngurron të pajtohet me Harry-n dhe kjo është arsyeja

Princ Harry u rikthye në Mbretërinë  e Madhe disa ditë më parë për t’i dhënë lamtumirën e fundit gjyshit të tij, Princit Philip. Gjatë funeralit në 17 prill, Harry u shfaq duke ecur në të njëjtën hapësirë me vëllain e tij, William, por të dy ndaheshin në mes nga kushëriri i tyre, Peter Phillips, djali i Princeshës Anne.

Megjithatë gjatë funeralit vëllezërit dukeshin të qetë dhe madje fotografët kapën momente teksa ata shfaqeshin duke biseduar me njëri-tjetrin. Të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe ekspertja e gjuhës së trupit, Elaine Sëann.

“Besoj se ka pasur një lidhje dhe bisedë ose diçka tjetër më parë, kjo nuk ishte hera e parë që dy vëllezërit komunikonin me njëri-tjetrin. Unë nuk mund ta imagjinoj që ata të dy të mos flisnin me njëri-tjetrin deri pas ceremonisë”, tha ekspertja duke shtuar se gjuha e trupit të dy vëllezërve tregon se ata e duan njëri-tjetrin dhe se funerali dukej si një vazhdim i komunikimit të tyre.

Nga ana tjetër, mendohet se pajtimi i mundshëm i Princit Harry dhe Princit William mund të jetë një proces i ngadaltë. Të dy thuhet patën një përçarje qëkur Harry dhe Meghan Markle, u tërhoqën nga detyrat mbretërore gjatë vitit të kaluar.

Vëllezërit lanë mënjanë dramën e tyre për momentin me kërkesë të gjyshes së tyre, Mbretëreshës Elizabeth II, tha një mik i familjes mbretërore për Vanityr Fair.

“William dhe anëtarët e tjerë të familjes kanë disa ndjenja shumë të forta për disa nga gjërat që Harry dhe Meghan thanë në Oprah dhe gjërat duhet të bisedohen, por ky nuk ishte rasti dhe të gjithë e respektuan atë”, thotë ai.

Gjatë një interviste të realizuar në mars me Oprah Winfrey, Harry dhe Meghan hodhën akuza të rënda ndaj Familjes Mbretërore.

“Disa anëtarë të familjes nuk mund të besojnë atë që ai ka bërë”, tha burimi.

Thuhet se Princi William është më hezitues për të punuar me vëllanë e tij të vogël.

“William heziton t’i besojë Harry-t dhe se bisedat private mes tyre mund të qëndrojnë private”, shpjegohet më tej.

LEXO EDHE:

Back to top button