Petrovska: Le të mbështesim të gjithë procesin e vaksinimit

Deputetët nuk kanë marrë ende njoftim për terminin e vaksinimit, por shumë të rëndësihme janë kategoritë madhore kritike, thotë në paraqitjen e saj të sotme në emisionin “Rruga drejt” në Alsat deputetja nga LSDM, Sllavjanka Petrovska. Siç tha ajo, vaksinimi është një proces në të cilin të gjithë qytetarët e vendit tonë duhet të kontribuojnë.

Unë personalisht mbështes procesin e vaksinimit dhe si qytetar, mbi të gjitha, apeloj te të gjithë qytetarët tanë, që ata duhet ta mbështesin procesin edhe kur të krijohen kushtet për ta marrë vaksinën. Unë mendoj se në atë mënyrë do të ndihmojmë mjekët dhe tërë stafin mjekësor, i cili fatkeqësisht është ende nën presion,” tha Petrovska.

LEXO EDHE:

Back to top button