Deputetët miratuan rishikimin e buxhetit

Deputetët miratuan rishikimin e buxhetit

Gazetar: Ile Petrevski

Deputetët miratuan rishikimi e buxhetit, duke pranuar dhjetëra amendamente të propozuara nga deputetët e shumicës dhe opozitës. Me këtë rishikim janë siguruar mjete shtesë për shëndetësinë, për projekte ekologjike siç është deponia në Jugohrom, për ndërtimin e rrugëve, pastrimin e shtretërve të lumenjve, riparimin e urave, rrethrrotullimeve. Megjithatë, deputetët nuk siguruan para për paga më të larta në sektorin publik.

“Në këtë rishikim të buxhetit të shtetit, deputetët e shumicës parlamentare nuk e kanë pranuar propozimin e amendamentit të LSM-së për rritjen e pagave në sektorin publik për 2800 denarë, dhe për regres për pushimet vjetore që do lëviznin nga 30 deri në 100 % e shumës së pagës mesatare”, raporton Ile Petrevski, gazetar.

Me votimin e rishikimit investimet kapitale u shkurtuan, për rreth gjashtë miliardë denarë në krahasim me ato të planifikuara në fillim të vitit. Tani Qeveria planifikon të mbledhë rreth 246 miliardë denarë ose tre për qind më shumë se plani fillestar për vitin 2022 dhe të shpenzojë 288 miliardë denarë. Kjo do të thotë se vrima në buxhet është afër 43 miliardë denarë, gjegjësisht aq para kanë munguar dhe janë planifikuar të shpenzohen përmes projekteve të premtuara. Ato do të sigurohen me huamarrje të reja. Deputetja e VMRO-së, Dafina Stojanovska deklaroi se nuk do të votojnë kundër rebalancit.

“Nuk u pranuan shumë amendamente për Prilepin, Manastirin, Ohrin, Shkupin, Tetovën, Gostivarin. Nuk u pranuan amendamente nga dikasteri i kulturës, as nga arsimi, shëndetësia, sporti. Për stomatologët nuk u pranua pika e rritur që u premtuar disa herë. Të gjitha premtimet e LSDM-së ranë në ujë”, tha Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE.

Ndryshe, u propozuan 204 amendamente, prej të cilave mbi 170 nga VMRO-DPMNE, 28 nga Aleanca për Shqiptarët dhe dy nga LSDM. Miratimi i rishikimit të buxhetit u vonua për shkak të debatit në Kuvend për propozimin francez./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button