Liberalizimi i vizave për Kosovën është bërë temë diskutimesh në Bundestagun e Gjermanisë. Kjo, falë deputetit Peter Beyer, i cili një ditë më parë, i ka kërkuar kolegëve të tij në parlmentin gjerman, që të merret vendimi sa më parë nga Unioni, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Njëkohësisht, Meyer është shprehur pro vazhdimit të misionit të KFOR në Kosovë, “pasi sjell stabilitet dhe siguri në këtë vend”.
“Unë e mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimin Evropian. Misioni i KFOR-it është një pjesë e rëndësishme e kësaj, sepse sjell stabilitet dhe siguri në vend. Në fjalën time plenare sot, prandaj unë u shpreha qartë në favor të vazhdimit të mandatit”, shkruan deputeti Meyer.
Ndërkohë, Alert.al, ka zbardhur fjalimin e tij në Bundestagun gjerman, ku është shprehur qartë për heqjen e barrierave ndaj qytetarëve të Kosovës dhe liberalizimin e vizave. Peter Beyer, është njëherësh dhe Raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës.
Deputeti Meyer shprehet në fjalimin e tij se, Kosova është e rëndësishme.
Ja fjala e plotë e deputetit të Bundestagut gjerman, mbajtur dje para kolegëve të tij:
“Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë tani dhe menjëherë.
Këtë mendim ja kemi transmetuar Holandës dhe Francës, duke qenë se të gjithë e dinë, dhe Parlamenti Europian e ka pranuar, që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e vendosura nga ne (PE) për ëe përfituar liberalizimin e vizave. Prandaj, duhet të vazhdojmë të flasim me këto dy vende, ka të bëjë edhe me kredibilitetin e BE-së.
Kosova është e rëndësishme, njerëzit e Kosovës janë shumë të rëndësishëm dhe po aq të rëndësishëm janë ushtaret dhe civilët që për mbi 20 vite po shërbejnë në misionin KFOR dhe prandaj ju them vetëm Faleminderit për këtë punë të arritur, kaq të rëndësishme!
Kemi përseri një qeveri të re në Prishine, qeveria e dytë “Kurti”, i cili ka luftuar me shumë pritshmëri brenda dhe jashtë vendit. Forca e qeverisë është më prezente, është theksuar lufta kunder korrupsionit, por dua të them që shpresoj që procesi i normalizimit me fqinjin verior Serbinë të trajtohet po me kaq prioritet dhe kjo deklaratë, që mungon nga presidentja, të jetë direkt nga shteti.
Ka shumë ide, fatkeqësisht edhe në kohët e fundit, që të ketë një qasje të njëjtë për të gjashta shtetet e Ballkanit Perendimor, që të gjitha të vleresohen së bashku nga BE. Dua të them se ata që e mbështesin këtë ide duhet të kuptojnë që kjo do të çonte në një dështim total të politikave të zgjerimit që BE ka ndjekur këto 10 vitet e fundit dhe unë e kundërshtoj qartësisht këtë ide.
Dua ta mbyll para presidentes me detyra shtëpie. Kush nuk i bën detyrat e shtëpisë nuk pranohet në shkolle dhe po ashtu është më larg afrimit drejt BE-së. Ata që nuk bëjnë reforma dhe ata që nuk lëvizin përpara, nuk mund t’i afrohen BE-së. Prandaj, i bej apel Qeverisë “Kurti”, sinqerisht i besoj Albin Kurtit, që do të bëhen më të guximshëm kur vjen puna për Veriun e Kosovës, ku po pastrohet popullsia në komunitet, më në fund të implementohet, më në fund të ushtrohet presion nga populli ndaj qeverisë kosovare, pavarësisht cila parti është në pushtet, jane të detyruar: Bëni detyrat e shtëpisë!”.
Por, fjalimi i një dite më parë, nuk ishte i rastësishëm dhe as thirrja e tij e parë për liberalizimin e vizave me Kosovën. Peter Beyer, njihet mbështetës i shqiptarëve dhe mik i filantropit nga Tetova, Lazim Destani. Ky i fundit, është njëri ndër zërat më të fuqishëm të çështjeve shqiptare në botë, të lobimit pro shqiptarëve.
Në të njëjtën frymë ka qenë edhe takimi i 31 tetorit 2020, ku Z.Destani e priti në Dyseldorf, deputetin e Bundestagut.
Gjatë takimit të asaj kohe, Destani dhe Beyer diskutuan mbi tema të ndryshme që lidhen me rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe me diasporën tonë në Gjermani. “Deputetin Beyer, njoftonte Destani në atë kohë, që është dhe Anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, e njoftova në përgjithësi mbi aktivitetet e Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare dhe në veçanti, me aktivitetet që lidhen me komunitetin shqiptar në Gjermani. Në këtë kontekst, biseduam edhe mbi çështjen e Liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, për të cilën gjë KKD para tre muajsh i dërgoi shkresë zyrtare Kancelares Merkel, dhe kësaj teme Z.Beyer i kushtoi vëmendje të veçantë”.








