Derisa mungojnë ekipet e vaksinimit në terren, kolla e keqe po merr hovë
Derisa mungojnë ekipet e vaksinimit në terren, kolla e keqe po merr hovë

Gazetar: Miki Trajkovski
Në kohë kur disa mjekë mbrojnë idenë e vaksinimit në terren, si në të kaluarën, për të vaksinuar të gjithë fëmijët, disa qytete të vendit po përballen me numër të pamjaftueshëm të ekipeve të vaksinimit. Nga ana tjetër, kolla e keqe po merr vrull.
“Duhet vaksinimi në terren, sidomos për këto zona ku nuk ka mundësi që prindi ta sjellë fëmijën në pikën e vaksinimit. Dhe për ta bërë këtë, duhet më shumë personel…”, tha Jovanka Koroveshoska – Qendra e shëndetit publik- Ohër.
Si është situata aktuale në pjesën jugperëndimore të vendit. Koroveshoska sqaron:
“Ohri ka tre mjekë. Motra medicinale ka mjaftueshëm, por janë tre ekipe. Janë këtu në Strugë. Por duhet më shumë nëse nevojitet vaksinimi në terren…”, u shpreh Jovanka Koroveshoska – Qendra e shëndetit publik- Ohër.
Pas shpalljes së epidemisë së kollës së keqe në Shkup, numër i madh i prindërve i sjellin fëmijët e tyre për vaksinim. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 28 raste të reja të kollës së keqe janë konfirmuara midis 16 dhe 22 shkurtit. Shumica prej tyre janë në Shkup respektivisht 22.
“Fëmijët kolliten në mënyrë të prolonguar. Nga përvoja, ky manifestim ndonjëherë zgjat me muaj…”, deklaroi Nikolla Filev- pediatër.
Numri më i madh i rasteve janë fëmijët nën një vjeç dhe nga 10 deri në 14 vjeç. Prej tyre, katër janë të shtruar në spital, nga të cilët 3 fëmijë nën moshën 1 vjeç. /Alsat.mk