Derivatet, reagim i Byrosë për Furnizime Publike: NQP-ja nuk e përmbushi kushtin e vet

Derivatet, reagim i Byrosë për Furnizime Publike: NQP-ja nuk e përmbushi kushtin e vet

Procedura e furnizimit me naftë për nevojat e NQP Shkup, ishte lëndë kontrolluese nga Byroja për Furnizime Publike. Nga kontrolli është konstatuar se NQP ka zgjedhur ofertë të papranueshme si më të volitshmen. Kjo ofertë e cila ka qenë dhe e vetmja e dorëzuar në procedurë, nuk e përmbushë kushtin të cilin vet NQP Shkup e ka vendosur në pikën 1.4.8 nga dokumentacioni tenderues, thonë nga Byroja. Ky anulim i tenderit për furnizim me naftë, nga Qyteti i Shkupit u cilësua si skenar i Mickoskit për shkatërrimin e ndërmarjes, të cilin e zbaton përmes drejtoreshës së Byrosë për Furnizime Publike, Mare Bogoeva. Megjithatë këto akuza u hodhën poshtë nga Byroja, duke thënë se ata veprojnë në mëynrë profesionale pa dallim të përplasjeve politike ditore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button