“Dhoma publike”, reagon presidenti Pendarovski

E drejta e privatësisë është e garantuar me aktin më të lartë juridik – Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ditëve të fundit jemi të neveritur që jemi dëshmitarë të përsëritjes së rastit “Dhoma Publike”, rast në të cilin shkelet privatësia e mijëra grave dhe vajzave, rast ku ka poshtërimi, seksizëm dhe dhunë që ka pasoja të përhershme në jetën e viktimave, deklaroi presidenti Pendarovski për Agjencinë Shtetërore të Lajmeve në lidhje  riaktivizimin e grupi “Dhoma publike” në rrjetin social “Telegram”, ku shpërndahen fotografi eksplicite të femrave, transmeton Alsat.

Kreu i shtetit thekson se dhuna ndaj grave dhe vajzave, në çfarëdo formë – psikike, fizike, seksuale, dënohet me ligj.

“Unë kërkoj nga institucionet kompetente që të hetojnë si duhet rastin, dhe shkelësit e veprave penale të ndiqen dhe të ndëshkohen në përputhje me ligjin. Duhet të ketë përgjegjësi sa më shpejt të jetë e mundur.
Mosveprimi i tanishëm krijon një mundësi për të formuar kulturë të mosndëshkimit të veprave penale që shkatërrojnë jetën e mijëra viktimave. Si shoqëri, secili prej nesh duhet të tregojë solidaritet dhe mbështetje ndaj viktimave, për të mos lejuar viktimizim të dyfishtë. Le të veprojmë menjëherë!”,  deklaroi Pendarovki.

Në lidhje me: Aktivizohet sërish “Dhoma Publike”, shpërndahen fotografi eksplicite

LEXO EDHE:

Back to top button