Digjitalizimi në arsim, reagon UNSHM

Vendi ynë nuk ka kushte për zbatim të digjitalizimit në arsim, thonë nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme.  Sipas tyre institucionet nuk mund të bëjnë një vendim të detyrueshëm për qytetarët, kur këta të fundit nuk kanë pajisjet e nevojshme për zbatimin e të njëjtit.  Vendime të tillë, thotë Blendi Hodai, nuk merren pa u konsultuar me palët e përfshira.

Deklaratave të ministres Carovska sepër nxënësit  shkolla nuk është më interesante, nuk është vetëm një konstatim kuturu, por edhe i rrezikshëm në të njëjtën kohë. Shkollat nuk janë vetëm objekte siç i shihni ju, por janë vende të shenjta ku mësohet, kultura fitohet, respekti zbatohet dhe më e rëndësishmja ndodh socializimi. Ne nuk jemi kundër digjitalizimit, por digjitalizimi është kundër vendit tonë. Sistemi arsimor duhet të respektojë nevojat indivudiale të secilit nxënës”, tha Blendi Hodai- kryetar i USHM-së

Si modele të pranueshëm,  Hodai ceku atë të Belgjikës, ku nxënësit i jepet e drejta të zgjedhë nëse dëshiron të mësojnë nga librat e shtypur apo ato digjital. Sipas tij i pranueshëm është edhe modeli i Estonisë, që e kishte përmendur edhe ministrja e Arsimit, mirëpo atje pajisjet e nevojshme nxënësve ua shpërndanë shteti. Mirëpo Ministria e Arsimit thotë se nga viti i ardhshëm do të zbatohet model I kombinuar, pasi nxënësit nga klasa e parë e deri në të tretën do të vazhdojnë të mësojnë  nga librat e shtypur.

Për nxënësit që janë nga familje të pafavorizuara nga shoqëria dhe nuk kanë pajisje për të mësuar nga tekstet shkollore digjitale, si dhe për ata që kanë nevojë për pajisje ose teknologji ndihmëse për shkak të aftësisë së kufizuar, shkolla duhet të sigurojë kushte që secili nxënës të ketë qasja në përdorimin e teksteve shkollore. Brenda shkollave bëhen vlerësime dhe përgatitje për sigurimin e një të ashtuquajturi “fond bibliotekar” të pajisjeve tablet që do t’u jepen për përdorim të përkohshëm nxënësve”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Studime të ndryshme në botë tregojnë se përdorimi i librave digjital mund të përkeqësoj të kuptuarit ndërsa rezulton të jetë më i lodhshëm për sytë se sa të lexuarit në letër.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button