Dj Geek e ka ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte urimi i Dafinës


Dj shumë i njohur për publikun shqiptar, Geek, ka pritur ditëlindjen e tij mbrëmë në mesnatë në prani të personave më të afërt. Ai ka mbushur 28-vjeç dhe në festën modeste të ditëlindjes nuk kishte si të mungonte partnerja e tij (ose ish-partnerja, kjo mbetet ende me pikepyetje), Dafina Zeqiri.

Megjithëse qarkulluan lajme për ndarjen e tyre, Dafina dhe Dj Geek janë parë kudo së bashku dhe këngëtarja ishte një ndër personat më të rëndësishëm të ditës së tij speciale. Madje, sapo ka hyrë mesnata Dafina e ka surprizar Dj Geek, duke i kënduar këngën e ditëlindjes, ndërsa videon e ndau me ndjekësit në InstaStory.

Ndër të tjera, Dafina e shoqëroi postimin me një zemër të kuqe, duke na bërë të dyshojmë akoma më shumë për marrëdhënien e tyre aktuale.Gjithashtu vetë Dj Geek ndau në llogarinë e tij në Instagram një video nga festa e ditëlindjes, ku shfaqej me mbesën e tij teksa frynte qirinjtë e tortës.

“Dua të falenderoj Zotin që më dha edhe një vit tjetër jetë”- janë fjalët e tij krahas videos së ëmbël.

LEXO EDHE:

Back to top button