DM: Pyllëzojmë për një të nesërme më gjelbëruese

DM: Pyllëzojmë për një të nesërme më gjelbëruese

Kompania DM ka promovuar projektim për pyllëzim me titull: “Pyllëzojmë për një të nesërme më gjelbëruese”. “Motivi kryesor i projektit qëndron në përcaktimin strategjik, i cili ekziston që nga themelimi i kompanisë– të kujdesemi për mjedisin, duke motivuar punonjësit tanë, si dhe të tjerë, individët dhe kompanitë të bëjnë të njëjtën gjë, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për të gjithë ne dhe për brezat e ardhshëm”, deklaruan nga kompania DM. Pyllëzimi këtë vit do të realizohet në muajin nëntor, në lokacionin që është në afërsi të magjistrales Miladinovci-Shtip dhe është zgjedhur në bashkëpunim me ekspertët e Pyjeve Kombëtare” dhe Fakultetit të Pylltarisë.

Pjesë e aksionit mund të jenë të gjithë personat e regjistruar vullnetarisht, të cilët do të kenë mundësinë të regjistrohen online, nëpërmjet kanaleve të komunikimit të kompanisë, pasi të përcaktojnë datën e saktë të mbjelljes. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button