“Dokumentet personale”, Pendarovski e Kovaçevski hedhin topin tek njëri tjetri

“Dokumentet personale”, Pendarovski e Kovaçevski hedhin topin tek njëri tjetri

Gazetar: Adrian Kerimi

Presidenti Stevo Pendarovski nuk do të merr përsipër tejkalimin e krizës institucionale në MPB mbi lëshimin e dokumenteve personale. Në një prononcim për Alsat, Pendarovski tha se ai në cilësinë e kreut të shtetit ka dhënë vetëm propozim për zgjidhje, pjesa tjetër i takon Kuvendit dhe Qeverisë.

“Kryetari Pendarovski ka dhënë vetëm propozimin për tejkalimin e problemit që u paraqit me ndërrimin e dokumenteve personale dhe atyre të udhëtimit, por procedura është në kompetencë të plotë të Qeverisë dhe Kuvendit. Mbi komunikimin me Greqinë, presidenti mund të ndihmon në proces, por nuk ndërmarr asnjë detyrim në këtë drejtim”, deklaroi Stevo Pendarovski, President.

Por kryeministri Kovaçevski topin e hedh te presidenti dhe thotë se me Greqinë duhet gjetur një zgjidhje.

“Nuk kam komunikuar me autoritetet greke. Presidenti Pendarovski mori përsipër një obligim të tillë për të komunikuar me presidenten greke. Kemi bisedime me resorë të caktuar, por e pashtë edhe inciativën e VMRO-DPMNE-së në Gjykatën Kushtetuese. Si të tillë unë nuk e hedh poshtë. Dua të theksoj se dokumentet për përdorim të jashtëm i duhen qytetarëve për të udhëtuar jashtë vendit dhe për këtë arsye duhet gjetur një marrëveshje me Greqinë”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Për më pak se një muaj skadon afati deri kur qytetarët duhet t’i ndryshojnë dokumentet personale dhe të udhëtimit. Deri tani janë lëshuar mbi 1.2 milion dokumente, ndërsa pikat e shërbimeve u mbi populluan kryesisht me ardhjen e mërgimtarëve. Së fundi Ministria e Brendshme është ballafaquar edhe më mungesën e ekzemplarëve, ndërsa na funksion ka vendosur edhe pika që shërbejnë pa termin paraprak. Nga Ministria e Jashtme thonë se shtyrja e afatit për lëshimin e dokumenteve nuk mund të bëhet pa ndryshimin e kushtetutës. Ndryshimi i dokumenteve është paraparë në Marrëveshjen e Prespës në të cilën vendi është obliguar që deri më 12 shkurt 2024 t’i ndryshon të gjitha dokumentet personale dhe të udhëtimit me emrin e ri kushtetues. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button