Drogë në Portin e Durrësit?

Drogë në Portin e Durrësit?

30 persona janë shoqëruar nga policia në Portin e Durrësit. Të gjithë ata janë punonjës nga siguria e portit dhe punonjës te terminalit.

Shkaku i shoqërimeve në masë është konstatimi i hapjes së një kontenieri bananesh, prej të cilit mungojnë disa arka.

Hapja e kontenierit është bërë para se të kalonte ne filtrin e policisë dhe skanerit. Policia dyshon se brenda kontenierit mund të ketë pasur lëndë narkotike, i cili ka ardhur nga Amerika Latine./topchannel/

LEXO EDHE:

Back to top button