Dua Lipa i përgjigjet shqip djalit të Vesa Lumës dhe ai është shumë i lumtur

Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit një video e vogëlushit të Vesa Lumës dhe Big Bastës, Lianit.

Ai është befasuar kur ka dëgjuar këngëtaren Dua Lipa të flasë shqip për herë të parë dhe s’ka mbajtur dot veten nga gëzimi.

“Dua Lipa flet shqipen”- ka thënë Liani teksa mbulon dorën me gojë i habitur dhe buzëqesh me të madhe.

Por, nëse mendoni se gëzimi i tij përfundoi me kaq e keni gabim!

Vesa ka etiketuar këngëtaren në videon e publikuar në InstaStory dhe Dua e ka parë reagimin e të voglit për të. Madje, ajo i ka kthyer edhe përgjigje ndërsa Vesa ka publikuar mesazhet.

“Owwww zemraaaaaa”- i shkruan Dua, duke e shoqëruar mesazhin me zemra të kuqe.

LEXO EDHE:

Back to top button