Të jesh baba i një vajze, do të thotë të “katandisesh” në këtë gjendje epike si Besnik Krapi

Në muajin qershor të këtij viti, jeta e moderatores Jonida Vokshi dhe regjisorit Besnik Krapi ndryshoi rrënjësisht, pasi ata u bënë prindër për herë të parë. Jonida solli në jetë të voglën Emi, e cila s’i ka lënë gjë mamasë së saj!

Në rrjete sociale nuk mungojnë pozat e dedikimet plot dashuri për vogëlushen, e cila është kthyer në kryefjalën e shtëpisë.Madje, Emi “bën ligjin” dhe gjithçka rrotullohet rreth saj që në momentin që ka ardhur në jetë. Me dy vajza në shtëpi, Besniku nuk mund t’i shpëtojë dot më detajeve femërore.

Fotoja e fundit e Jonidës në InstaStory na ka shkrirë së qeshuri, pasi s’mund ta tregonte më mirë se kaq si është të jesh baba i një vajze. Besniku shfaqet me një lule mbi kokë, ndërsa moderatorja shkruan krahas postimit: “Darkë lulesh”.

LEXO EDHE:

Back to top button