Dua Lipa largohet e frikësuar nga një klub nate në Meksikë pas tërmetit që goditi vendin

Dua Lipa largohet e frikësuar nga një klub nate në Meksikë pas tërmetit që goditi vendin

Dua Lipa ishte vetëm dy ditë në Mexico City dhe pati përvojën fatkeqe të një tërmeti të fortë që u ndje këtë të hënë në kryeqytetin e vendit prej 7.7 shkallë të Rihterit.

Dhe, një tjetër pasgoditje e fortë 6.9 shkallë të Rihterit, u dëgjuan vetëm në agim të së enjtes (22 shtator).

Këngëtarja, disa orë më parë kishte dhuruar një koncert në kryeqytetin meksikan, në kuadër të turit të saj “Future Nostalgia”.

“Rroftë Meksika! Jam shumë mirënjohëse, shumë e lumtur dhe shumë e emocionuar që jam këtu”, tha ajo gjatë performancës së saj në Foro Sol në Mexico City.

Lipa është shfaqur në skenë me një veshje jeshile. Ajo dukej plot energji dhe tha se ishte e lumtur që vizitoi Meksikën dhe ndjeu dashurinë e publikut dhe në fund të performancës së saj u drejtua në një klub nate ekskluzive në qytet, LooLoo Studio, ku u befasua nga tërmeti, shkruan Marca.

Më pas në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku këngëtarja shfaqet me kurrizin e kthyer e rrethuar nga disa persona, teksa pret evakuimin e pjesës tjetër të të pranishmëve.

Në video shfaqet këngëtarja britanike 27-vjeçare duke u larguar nga vendi e rrethuar nga ekipi i saj i sigurisë drejt një furgoni të bardhë, dukshëm e tronditur. Ishte rreth orës 1:30 të mëngjesit të së enjtes, sipas kohës lokale, pikërisht kur pati tërmet.

Pak më parë, figura botërore është kapur duke kaluar një kohë të mirë me të ftuarit dhe miqtë e saj, mes tyre edhe stilisti francez, Simon Porte Jacquemus, me të cilin ka vizituar disa vende emblematike të qytetit, si shtëpinë e Frida Kahlos.

Një nga shoqëruesit e këngëtares në momentin e tërmetit u identifikua si aktori dhe këngëtari Aron Piper.

Nuk është hera e parë që të dy kapen së bashku, ndaj spekulohet se prej disa javësh ata janë në lidhje, të paktën që nga qershori, kur u panë për herë të parë bashkë duke kërcyer në një klub të qytetit të Madridit.

Me atë rast, Piper u kap duke folur me Duan dhe të dy treguan kimi të shkëlqyer mes veti.

Aron Piper është një model dhe këngëtar spanjoll i cili që nga viti 2018 merr pjesë në serialin e Netflix “Elite”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button