Dua Lipa përkrah publikisht Joe Biden: “Ka mbështetur Kosovën kur ka pasur nevojë”

Dua Lipa ka shprehur publikisht mbështetjen për Joe Biden, i cili konkurron përballë Donald Trump për zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Këngëtarja i është drejtuar me një mesazh gjithë komunitetit shqiptar në Amerikë dhe ka treguar arsyen kryesore përse ata duhet të votojnë Biden.

“Përshëndetje të gjithëve, jam Dua Lipa. Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e plotfuqishme. Joe Biden na qëndroi pranë kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Dhe ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet”, është shprehur Lipa.

Dua Lipa nuk ka qenë asnjëherë pro qeverisë së Trump-it dhe nuk kanë munguar në rrjete sociale postimet e saj kundër tij. Këngëtarja nuk ka ngurruar të ngrejë zërin ndaj politikave që ai ka ndjekur, ndaj ju bën thirrje shqiptarëve që të votojnë për kandidatin tjetër. Dua nuk është i vetmi personazh i njohur që ju kërkon qytetarëve të votojnë, sepse sa herë ka zgjedhje në Amerikë VIP-at angazhohen për t’i ndërgjegjësuar njerëzit për vlerën e votës së tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button