Ka 5 javë që është bërë baba, Ed Sheeran fotografohet për herë të parë me vajzën në publik

Ed Sheeran është fotografuar për herë të parë me vajzën e tij Lyra Antarctica, 5 javë pasi bashkëshortja, Cherry Seaborn, e solli në jetë. Këngëtari 29-vjeçar dukej mjaft i qetë dhe baba shumë i kujdesshëm, ndërkohë që mbante vajzën në një kosh të vogël.

Ed Sheeran si gjithmonë shfaqej i veshur shumë thjesht dhe sportiv duke mbajtur edhe një kapele në kokë. Ndërsa vogëlushen e kishin veshur me një trupore fëmijësh në ngjyrë të bardhë. Këngëtari i hitit “Shape Of You” bëri publike lindjen e vajzës së tij në 1 shtator, duke publikuar një foto të çorapeve të Lyras dhe një mbulese me ngjyra.

Por bashkëshortja e tij kishte sjellë në jetë vogëlushen, një javë para se këngëtari të jepte lajmin për fansat.

“Përshëndetje! Një mesazh i shpejtë prej meje, sepse kam për të dhënë disa lajme private që doja t’i ndaja me ju… Javën e shkuar, me ndihmën e një skuadre të mrekullueshme, Cherry lindi vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme 0 Lyra Antarctica Seaborn Sheeran”, shkroi këngëtari në rrjete sociale.

Emri Lyra është vendosur nga vetë Sheeran për shkak të personazhit të tij të preferuar nga nga një libër.

LEXO EDHE:

Back to top button