Dua Lipa shtang fansat teksa shfaqet bjonde me flokë të shkurtër

“Vogue” çfarë i ke bërë Dua Lipës? Këngëtarja shqiptare është bërë sërish pjesë e revistës më të famshme të modës por ai që na habiti është look-u i saj.

Autorja e hitit “New rules” ka postuar ditën e sotme në rrjetet sociale foton e kopertinës së revistës britanikie duke na lënë të gjithëve gojëhapur.

25-vjeçarja shfaqet me flokë të shkurtë bjond dhe duket kaq ndryshe, teksa ka veshur një fustan të zi! Dua shkruan se është shumë e emocionuar për këtë paraqitje teksa bënë me dije se numri i revistës del në shitje më 8 janar.

“Duke e filluar 2021 si një kameleoni i vërtetë siç unë jam! Faleminderit @edward_enninful Unë kurrë nuk do ta harroj të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më ke dhënë gjatë gjithë karrierës sime dhe që më dhurove kopertinën time të dytë në @britishvogue !! 🤍🤍🤍 kjo ishte një ëndërr që u bë realitet dhe ndihem me fat që kam punuar me disa legjenda të vërteta @emmasummerton @ kphelan123, @shonju, @lisaeldridgemakeup, @nailsbymh  @emmaroachstudio 🪄🪄🪄🪄 në shitje më 8 janar! Intervistë nga @ yomi.adegoke

Kujtojmë se shqiptarja jonë bëri një paraqitje të mrekullueshme në “Vogue” në shkurt të 2020, ku mbi të gjitha në videon prezantuse u fol shqip.

Në të shfaqet Dua e cila ashtu si çdo femër nuk ka çfarë të veshë çdo mëngjes dhe nis me provat deri në momentin që vesh një fustan “Marc Jacobs”.

Bukuroshja shqiptare provon shumë fustane klasike dhe me stil para se të arrijë te ai i duhuri dhe ka dashur të na tregojë se “S’kam çfarë të vesh”, është dilema e saj më e madhe!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

LEXO EDHE:

Back to top button