Rikthehet Elvana Gjata në rrjetet sociale, videoja i bëri të qeshin të gjithë

Postimet e Elvana Gjatës në rrjetet sociale janë shumë të rralla, teksa prej kohësh ka munguar edhe në muzikë.

Por, duket se një përjashtim ajo e ka bërë ditën e sotme pasi ka publikuar disa foto në Instagram ku shihej me një hoodie rozë dhe kapuç të zi. “Mirë u takofshim” shkroi ajo në postim duke na bërë të gjithëve të mendojmë se po vjen me një projekt të ri.

Por, jo. Nëse e shfletoni galerinë deri në fund do shihni një video shumë gazmore të këngëtares, e cila po bën video teksa nëna e saj që flet në telefon dëgjohet duke thënë “Gëzuar Vitin e Ri dhe mirë u takofshim! Flasim kur të takohemi!”

Elvana na ka munguar gjithë këto kohë, por javët e fundit flitet se ajo do vijë në një bashkëpunim me Mozzik. Ende nuk ka detaje rreth këtij projekti apo rreth datës së publikimit por me rëndësi është që diçka po gatuhet dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur.

Kujtojmë se, Elvana u rikthye në fund të muajit gusht në rrjetet sociale me disa foto, ku shfaqej e veshur me të bardha në majë të një shkëmbi, duke mos i shoqëruar me asnjë koment.

Në të njëjtin vend u shfaq edhe një ndër DJ më të mirë ndërkombëtarë, Mahmut Orhan, projektet e të cilit kanë miliona klikime.

Dyshja na kanë lënë edhe më parë të kuptojmë se po përgatisin diçka së bashku e këto foto na i ngritën dyshimet, por nuk ka ende asnjë të re.

Për herë të fundit këngëtaren e pamë në festivalin e RTSH ku debutoi me këngën e saj “Me tana”, por ka rreth 10 muaj dhe këngëtarja nuk ka sjellë ende asnjë këngë.

LEXO EDHE:

Back to top button