Dua Lipa tregon planet për festivalin “Glastonbury”

Dua Lipa tregon planet për festivalin “Glastonbury”

BBC- Pas një performance në festivalin “Glastonbury” në vitin 2017, këngëtarja me famë botërore, me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, i pati thënë gazetarit të mediumit BBC, se ka lënduar fundin e shpinës dhe se nuk po mund të ecte mirë.

Këtë lëndim ia pati shkaktuar vallëzimi intensiv në skenë. Në atë kohë ajo nuk ishte po aq e famshme sa është sot.

Një muaj më vonë nga ajo performancë, Lipa, pati lansuar videoklipin e këngës “New Rules” dhe karriera i ndryshoi brenda natës.

Ylli, në Britani pati shitur 1.5 milionë kopje të dy albumeve të para të saj, “Dua Lipa” dhe “Future Nostalgia”

Albumi i saj i ri i cili i erdhi si inspirimin nga takimet e këqija që pati më burra në jetën e saj të përditshme si lidhja që pati me Anwar Hadid (vëllain e modeleve të mirënjohura Bella dhe Gigi Hadid).

Mësimet që shqiptarja mori nga këto lidhje, iniciuan hitet e reja si “Training Season” e “Houdini” dhe tregojnë se ajo është e gatshme të ia tregojë derën çdonjërit që është ndër standardet e kërkimeve të saj.

“Nuk e di a ndihen të lirë njerëzit të më afrohen. Ndoshta? Aplikacionet e takimeve nuk mendoj se do të funksionin për mua. Njerëzit mund të mendojnë se janë duke u mashtruar nga dikush. Më pëlqen t’i ndjekë rekomandimet e shoqërisë, bëhet më e lehtë kur janë persona të verifikuar”, ka thënë Lipa në intervistë për BBC.

Kur përshtatet me dikë, ajo pret që takimet e para të jenë të thjeshta.

“Më pëlqejnë shëtitjet në park. Mund të bisedosh dhe të fillosh ta njohësh dikë. S’ka nevojë të jetë shumë i sofistikuar”, ka thënë ajo duke shtuar se gjëja më e mirë për të është biseda e mirë sepse aty e kupton se a mund të fillohet diçka.

Tani, Lipa, është në lidhej romantike me aktorin britanik, Callum Turner.

LEXO EDHE:

Back to top button