Dubai, hapet pishina më e lartë në botë

Hapet pishina më e lartë në botë. Ajo ndodhet në Dubai dhe ofron një panoramë thuajse 360 gradë të destinacionit luksoz. Pishina që është futur në rekordin Guinnes, është 304.8 metra mbi nivelin e detit, 94.84 e gjatë dhe 16.5 metra e gjerë. Ajo ndodhet në katin e 77-të dhe është gati dy herë më e madhe se një pishinë me madhësi olimpike. Megjithatë, hyrja për në pishinë është e limituar pasi në të mund të futen vetëm personat mbi 21 vjeç, që banojnë në apartamentet 1.4 milionë dollarëshe të resortit.

LEXO EDHE:

Back to top button