Duket se hallakama me transportin publik po vjen duke u normalizuar, flasin qytetarët

Duket se hallakama me transportin publik po vjen duke u normalizuar, flasin qytetarët

Gazetar: Avni Tahiri

Transporti publik urban në kryeqytet po normalizohet që nga mëngjesi i sotëm, pas vendimit të djeshëm të Qeverisë për furnizimin me naftë nga rezervat shtetërore për autobusëve të NQP-së.

Rrëmuja dhe pritja nëpër stacionet e autobusëve në pjesën e Bit Pazarit sot nuk është si ditët tjera ku jemi mësuar të shohim qytetarë të shumtë duke pritur për autobus në stacione. Por në këtë ka ndikuar edhe 22 nëntori e cila është ditë jo pune për shqiptarët.

“Shkaku i festës nuk ka edhe shumë udhëtar, jam duke pritur autobusin me numër 12. Sa kohë që pret? Ka ndoshta 10 minuta. Ka autobusë sot? Duke ardhur këndë ishte mirë por për kthim nuk e di, jam duke pritur”, tha një qytetar.

“U rregullua situata. Mendoni se do të vazhdoj kështu? Nuk besoj se do të vazhdoj kështu, do të harxhojnë naftën dhe se ku do të kërkojnë tjetër nuk e di”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Luajnë ping – pong me ne, kjo është katastrofë për atë që bëjnë me qytetarët, nuk mund të shkosh as në punë e as në mjek. Sa here që ankohemi në televizion e lëshojnë një ditë dhe pastaj tregim i njëjtë”, theksoi një qytetar.

“Në mëngjes ishte mirë, erdha nga Kozle, po tani për pakës iku autobusi, por nuk mund të them se nuk është mirë, në mëngjes mirë ishte por çfarë do të ndodh gjatë ditës”, tha një qytetar.

Në seancën e mbrëmshme të jashtëzakonshme, këshilltarët në Qytetin e Shkupit miratuan konkluzion me të cilin kërkuan përkrahjen e Qeverisë për NQP-së që kjo ndërmarrje të mund të funksionojë në mënyrë të rregullt dhe të kryejë shërbime për qytetarët.

Kryetarja e Komunës së Shkupit, Danela Arsovska, në fillim të seancës e vlerësoi vendimin e Qeverisë, duke theksuar se kanë arritur marrëveshje në bisedë me kryeministrin Hristijan Mickoski që të marrin sasinë e nevojshme të karburantit që do të jetë e mjaftueshme për kompaninë deri në lidhjen e kontratës së re furnizuese për karburante./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button