Dy djemtë e Tunës na e ëmbëlsuan ditën me videon e tyre

Pak ditë më parë, Tuna i surprizoi të gjithë teksa zbuloi se ishte bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja publikoi në Instagram disa foto shumë emocionuese nga procesi i lindjes. Ajo zbuloi se ishte bërë sërish nënë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Zen.

“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkroi Tuna përkrah fotove.

Së fundmi, nëpërmjet një videoja të publikuar në InstaStory ajo ka zbuluar portretin ëngjëllor të djalit të vogël. Këngëtarja ka publikuar imazhe të ëmbla të dy djemve të saj. Tian, që sapo ka mbushur 4 vjeç shihet duke puthur vëllain e vogël, me të cilën uron festën e “Fitër Bajramit”.

Dy ditë më parë, ajo publikoi një video nga koha kur ne nuk dinim asgjë se ajo ishte në pritje të ëmbël. Këngëtarja ka organizuar një festë gjigante me njerëz të afërt e mikesha të saj për të zbuluar gjininë e fëmijës që priste. Në video ajo shfaqet përkrah djalit të saj, Tianit, duke pritur me padurim për të zbuluar gjininë e bebushit. Një avion që fluturonte në qiell ka zbuluar më pas se ajo do të bëhej sërish nënë e një djali. Në video Tuna shfaqet shumë e lumtur pas zbulimit të gjinisë.

LEXO EDHE:

Back to top button