Dy viktima dhe 792 raste të reja me COVID-19

Dy viktima dhe 792 raste të reja me COVID-19

Dy persona kanë humbur jetën nga COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit 792 qytetarë janë identifikuar si të prekur nga virusi korona nga 1774 testime.

Prej tyre 370 janë regjistruar në kryeqytet, ndërsa numër dyshifrorë të të infektuarve ka në 12 qytete. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga numri i përgjithshëm i të infektuarve të përfshirë në raportin e sotëm, 203 prej tyre e kanë kaluar edhe më parë këtë virus, pra janë të ri infektuar. Numri i të shëruarve është më i vogël se i të infektuarve.

Përkatësisht, 314 persona i lanë pas tyre ditët e infektimit. Që nga fillimi i pandemisë, mbi 320 mijë persona janë prekur nga ky virus, ndërsa numri i rasteve aktive është 3595.  Numri më i madh i rasteve aktive regjistrohet në Shkup./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button