E gjeni dot me kë po bashkëpunon Fifi kësaj here?


Fifi është padyshim një nga këngëtaret më të mira në industrinë e muzikës shqiptare që ka ditur gjithmonë si të vjedhë zemrat e publikut, sidomos me baladat e saj të famshme.

Këtë verë na bëri të gjithve të kërcejmë me bashkëpunimin që solli me Young Zerkën të titulluar “Pa gajle”.

Megjithatë, Fifi po na vjen me një tjetër duet këtë herë me reperin Blleki. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja e cila ka publikuar një video me reperin e PINT në Instastory, teksa xhirimet e këngës kanë filluar.

Megjithatë për momentin nuk kemi ende detaje lidhur me titullin apo datën e publikimit.

Ndër të tjera Fifi është komentuar këtë verë edhe për format e saj trupore për të cilat nuk ka patur kurrë komplekse të flasë hapur dhe të përcjellë mesazhe mjaft domethënëse për të gjitha vajzat që mendojnë se dukja ka më tepër rëndësi se ajo çka ato zotërojnë me zemër e mendje.

Megjithatë, kohët e fundit, autorja e hiti “Zhurëm” ka nisur rrugën e gjatë të ndryshimit, pasi ka vendosur të humbasë disa kilogramë dhe kjo për shkak të shëndetit. Ajo ka treguar në intervista të ndryshme se kilogramët e tepërt po i sillnin probleme serioze shëndetësore.

LEXO EDHE:

Back to top button