Prindërit e Dua Lipës ende me pushime në Shqipëri


Familja e Dua Lipës po qëndron në Shqipëri, si destinacioni i radhës i pushimeve të tyre, ku nuk kanë munguar as vizitat në pikat turistike të vendit. Ka qenë babai i Duas, Dukagjin Lipa, ai i cili ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi të realizuara në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Në fotot e publikuara ai shfaqet pranë bashkëshortes Anesa Lipa si dhe fëmijëve, Rina dhe Gjin Lipa.

“Kalaja e Butrintit, Shqipëri”, ka shkruar Dukagjini në rrjetet sociale.

Fotot janë pëlqyer edhe nga fansat e këngëtares, të cilët i kërkojnë Dukagjinit që herën tjetër të vizitojë Shqipërinë bashkë me Duan. Kjo e fundit ndodhet ende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pranë partnerit Anwar Hadid, ndërsa nuk i shoqëroi prindërit as kur ata ishin me pushime në Mal të Zi.

LEXO EDHE:

Back to top button