E sulmuan njëri-tjetrin me mjete të forta, arrestohen pesë persona në Viti

E sulmuan njëri-tjetrin me mjete të forta, arrestohen pesë persona në Viti

Janë arrestuar pesë persona në Dobresh të Vitisë, pasi të njëjtit janë rrahur mes vete, duke e sulmuar njëri-tjetrin me mjete të forta.

Policia ka bërë të ditur me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se janë përfshi në rrahje në mes veti duke sulmuar njëri-tjetrin me mjete të forta”.

“Si pasojë e rrahjes të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

LEXO EDHE:

Back to top button