Edhe Bashkimi Evropian e sanskionon Roman Abramovichin
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, tashmë është sanksionuar zyrtarisht edhe nga Bashkimi Evropian.
55-vjeçari tashmë i ka marrë tashmë sanksionet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, gjë që ka bërë që klubi i futbollit Chelsea të vendoset në shitje dhe e ardhmja e kësaj skuadre mbetet e pa qartë.
Megjithatë, tani BE-ja ka ndjekur shembullin e Britanisë për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin dhe ai tani po përballet me ngrirjen e aseteve të tij, përcjellë KosovaPress..
BE-ja thotë se po e bënë këtë për shkak të lidhjeve të gjata dhe të ngushta të Romanit me Vladimir Putinin, ndërsa theksoi gjithashtu se ai ka akses të privilegjuar me presidentin dhe ka mbajtur marrëdhënie shumë të mira me të.
Kufizimet e fundit kanë vënë në pikëpyetje ndeshjen e ardhshme të Chelseat në Ligën e Kampionëve me Lille, e cila tani rrezikon të anulohet për shkak të sanksioneve.
Ndërkohë, “Blutë” janë ende në shitje, ku të gjitha ofertat duhet të bëhen deri të premten, që është edhe afati zyrtar.







