Edhe kur është në punë, Gigi e ka gjithmonë me vete të bijën

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të shkuar. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, e cila erdhi në jetë në fermën e familjes Hadid. Për muaj të tërë ajo e mbajti të fshehtë emrin e vajzës, derisa fansat e mësuan rastësisht nga Instagrami i saj. Supermodelja e zbuloi emrin unik në një mënyrë shumë delikate – duke shtuar fjalët “Mamaja e Khai” në bion e saj të Instagramit në 21 janar.

Ndërkohë që Gigi i është rikthyer sërish punës së saj, modelja ka vendosur që të bijën ta ketë gjithmonë me vete edhe kur do të jetë larg saj. Ndërsa Java e Modës në Milano u mbyll ditën e hënë, modelja u fotografua duke shëtitur nëpër qytet. Përveç veshjes së saj shumë stil, ra në sy një detaj që lidhet ngushtë me të voglën e saj Khai.

Gigi mbante qafë një varëse me diamant në të cilën ishte shkruar emri i vogëlushes. Gjithashtu në të kishte një detaj syri, si për ta mbrojtur vajzën nga syri i keq. Ky aksesor tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, teksa për pamjen e saj Gigi kishte zgjedhur një veshje të thjeshtë.

Kujtojmë se në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vogue”, Gigi ka rrëfyer me detaje momentin e ardhjes në jetë të vajzës. Ajo ka zbuluar se vajzën e ka lindur në fermën e familjes së saj në Pensilvani në 20 shtator. Gigi ka treguar se në procesin e lindjes ka qenë e pranishme nëna e saj, motra, një mami dhe një asistente. Ajo e ka përshkruar këtë eksperiencë si një çmenduri e vërtetë dhe ka shpjeguar me detaje se si erdhi në jetë e vogla.

“Një moment po mendoja se lindja me epidural do të ishte më e thjeshtë. Por mamia më pa dhe më tha: ‘Ti po ja del. Asgjë nuk do të të ndihmojë, kështu që duhet të shtysh njësoj si në një shtrat spitali”, tregoi Gigi.

“Nuk e ndjeva aspak kur ajo doli. Isha shumë e lodhur. Vetëm ngrita kokën dhe pashë Zayn duke e mbajtur në krahë. Ishte e mrekulleshme”, ka thënë Gigi.

“Ajo ishte aq e ndritshme. Të rrahurat e zemrës së saj ishin të qëndrueshme gjatë gjithë procesit të lindjes. Kjo ishte ajo që dëshiroja për të, të vinte në jetë paqësisht”, është shprehur modelja.

LEXO EDHE:

Back to top button