Selami: Problemet e djeshme me aplikacionin u tejkaluan, diaspora vijon regjistrimin

Zëvendës drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se procesi i fillimit të regjistrimit ishte një debakël i vërtetë. Selmani me këtë raste ka theksuar se shifra prej 11.149 mërgimtarëve të regjistruar për 24 orët e fundit, është dëshmia më e mirë se procesi i regjistrimit po rrjedh ashtu siç duhet. Ndërkohë pranon faktin se jo shifër do të ishte me e lartë për 1 ose 2 mijë persona, poqëse nuk do të kishte ngece teknike, të cilat i cilëson si normale gjatë fillimit të procesit.

Të gjitha problemet që janë të natyrshme gjatë çdo fillimi, që u paraqitën dje në ecuri e sipër për disa orë u përmirësuan dhe regjistrimi ka vajtur mbarë. Fjalën debakël e demanton shifra që e kemi sot, do të thotë brenda 24 orëve janë regjistruar gjithsejtë 11.149 anëtarë të diasporës. Kemi pasur sistemin e mbingarkuar, por kemi një shifër shumë të pritshme. Ndërsa a do të ishte ky numër më i lartë për 1000 apo 2000  po të funksiononte sistemi ashtu siç duhej për ato 2 orë derisa Telekomi ka kryer punët e veta, gjithsesi ndoshta do ishte më mirë, mirëpo duke pasur një sistem të mbingarkuar dhe vetë regjistrimi i mbi 11 mijë personave flet se ky aplikacion nuk është debakël. Në rast se dikush dëshiron që të jetë debakël, mua më vjen keq se do ua prishim qejfin sepse aplikacioni është duke funksionuar dhe diaspora po regjistrohet pa probleme”, deklaroi Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.

LEXO EDHE:

Back to top button